Kryeministri izraelit gjatë javës do të takohet me Putinin

05.03.2017 14:21
Kryeministri izraelit gjatë javës do të takohet me Putinin

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se ai do të takohet në Moskë, me presidentin rus, Vladimir Putin të enjten.

Ai ka thënë se në këtë takim do të ngritë zërin për të kundërshtuar, siç tha, përpjekjet e Iranit për të krijuar një terren të përhershëm ushtarak në Siri.

“Në kuadër të një marrëveshjeje të ardhshme të paqes, Irani është duke u përpjekur ta vendos veten përgjithmonë në Siri- edhe përmes prezencës ushtarake në terren dhe asaj detare- dhe gjithashtu përmes përpjekjeve për të hapur një front kundër nesh në Golan”, ka thënë sot Netanyahu, raporton Reuters.

“Do t’i shpreh presidentit Putin,kundërshtimin e fuqishëm të Izraelit për një mundësi të tillë”, ka shtuar tutje ai, shkruan REL.

Irani, armiku i Izraelit, është përkrahës i presidentit sirian Bashar al-Assad dhe e ka mbështetur atë edhe ushtarakisht.