Kryeministri ia ka borxh shtetit afro 15 mijë euro, tatim nga qiraja e shtëpisë

29.11.2017 21:19
Kryeministri ia ka borxh shtetit afro 15 mijë euro, tatim nga qiraja e shtëpisë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ia ka borxh shtetit që e drejton fiks 14 mijë e 532 euro e 10 cent. Këto detyrime i ka ndaj Administratës Tatimore të Kosovës për tatimin nga fitimi i qerasë së shtëpisë së tij, raporton Insajderi.

Të dhënat e tilla i ka paraqitur vetë në formularin e deklarimit të pasurisë për vitin 2017.

Por pse nuk ia ka paguar këto para shtetit, kryeministri nuk e ka sqaruar, por ka treguar një detaj për qiradhënie.

AFRO 7 MIJË EURO NË MUAJ – PËRFITIMET E KRYEMINISTRIT NGA QERAJA E SHTËPISË

Afro 7 mijë euro në muaj – përfitimet e kryeministrit nga qeraja e shtëpisë

DY SHTËPITË E KRYEMINISTRIT QË VLEJNË MBI GJYSMË MILIONI EURO

Dy shtëpitë e kryeministrit që vlejnë mbi gjysmë milioni euro