Kryeministri hungarez: Emigrantët janë “helm”

28.07.2016 10:14
Kryeministri hungarez: Emigrantët janë “helm”

Kryeministri hungarez Victor Orban thotë se emigrantët që hyjnë në Evropë janë një “helm”.

“Kushdo që ka nevojë për emigrantë le t`i marrin ata, mos të na detyrojnë ne që t`i marrim, ne nuk kem nevojë për ta”, është shprehur kryeministri hungarez Victor Orban.

Deri tani, këtë vit në Hungari kanë hyrë 18.000 emigrantë, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Në një konferencë për media të mbajtur në Budapest se bashku me kancelarin austriak Christian Kern, kryeministri Hungarez Orban tha se “Hungaria nuk ka nevojë për emigrantë, por për ekonomi dhe  punë, popullsia duhet ta mbajë vetën që vendi të ketë një të ardhme”.

“Kjo është kryesja pse ne nuk kemi nevojë për një politikë të përbashkët për emigrantët, kush ka nevojë për emigrantë mund ti marrin ata, por mos të na detyrojnë ne që ti marrim sepse nuk kemi nevojë për ta”, transmeton Insajder fjalët e Orban.

“Për ne emigrantët nuk janë një zgjidhje por problem, nuk janë ilaç, por një “helm”, dhe nuk do ta gëlltisim këtë” është shprehur Orban.

Hungaria do të mbajë me 2 tetor një referendum për zhvendosjen e emigrantëve të BE-së.

Vitin e kaluar qindra emigrantë kanë udhëtuar nëpër Hungari dhe Austri për të arritur në vendet tjera evropiane. /Insajderi.com