Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, në lidhje me reagimin e Turqisë për anulimin e lejes për uljen e avionit të ministrit Mevlüt Çavuşoğlu, tha se "E kuptoj se janë të" />

Kryeministri holandez: Erdogani i çuditshëm, ka tejkaluar çdo masë

Kryeministri holandez: Erdogani i çuditshëm, ka tejkaluar çdo masë

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, në lidhje me reagimin e Turqisë për anulimin e lejes për uljen e avionit të ministrit Mevlüt Çavuşoğlu, tha se “E kuptoj se janë të zemëruar, por besoj se kemi marrë një vendim të mirë”.

Rutte ka folur rreth deklaratave të bëra nga Turqia, para dhe për anulimin e lejes për uljen e avionit të ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.

Pasi ka theksuar se është e pamundur që vendimi i anulimit të tërhiqet, Rutte është shprehur se bisedimet mes dy vendeve në lidhje me aktivitetin ishin mjaft të vështira, shkruan agjencia e lajmeve Anadolu.

Duke theksuar se Çavuşoğlu në orët e mëngjesit i “ka kërcënuar me sanksione” Rutte tha se “Turqia është një aleat i NATO-s. Sigurisht që nuk mund të flasim nën kërcënime dhe shantazhe. E kuptoj që janë të zemëruar, por besoj se kemi marrë një vendim të mirë.”

Ndërsa në lidhje me deklaratat “këto janë mbetje naziste, këto janë fashistë” të bëra nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan pas anulimit në fjalë, Rutte tha se i konsideron “të çuditshme” dhe të “çmendura”. /Insajderi.com