Kryeministri Haradinaj emëron edhe një zëvendësministre

Kryeministri Haradinaj emëron edhe një zëvendësministre

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po vazhdon ende të emëroj zëvendministra të rinj në kabinetin e tij.

Ai gjatë ditës së djeshme ka emëruar, Arbëresha Krasniqin, në postin e zëvendësministres së Tregtisë dhe Industrisë, në vend të Faton Thaçit, shkruan Indeksonline.

Faton Thaçi kohë më parë kishte dhënë dorëheqje nga posti i zv. ministrit të Tregtisë dhe Industrisë.

Kurse, Arbëresha Krasniqi është psikologe e shkollës në qendrën e kompetencës në Malishevë dhe është asambleiste që dy mandate në këtë komunë. Krasniqi kishte qenë shefe e asambleistëve të Nismës Socialdemokrate, në Kuvendin Komunal të Malishevës.