Kryeministri i Gjeorgjisë bënë udhëtimin e parë pa vizë

Kryeministri i Gjeorgjisë bënë udhëtimin e parë pa vizë

Kryeministri i Gjeorgjisë Giorgi Kvirikashvili, ishte një nga udhëtarët e parë pa viza drejt Bashkimit Evropian, më 28 mars.

Ai u bë bashkë me studentë, ministra të kabinetit, për të fluturuar drejt Athinës, pas liberalizimit të vizave.

Shtetasit e Gjeorgjisë me pasaporta biometrike mund të udhëtojnë në pjesën më të madhe të vendeve të Bashkimit Evropian pa viza që nga dita e djeshme.

Liberalizimi i vizave për shtetasit e Gjeorgjisë do të zbatohet nga të gjitha vendet e BE-së, me përjashtim të Britanisë dhe Irlandës, e po ashtu, nuk do të vlejë në Norvegji, Islandë dhe Lihtenshtajn, që nuk janë pjesë e lëvizjes së lirë të Shengenit./Insajderi.com