Kryeministri flet për miratimin e demarkacionit dhe liberalizimin e vizave

Kryeministri flet për miratimin e demarkacionit dhe liberalizimin e vizave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë deklaratën e parë menjëherë pas ratifikimit të Demarkacionit. Thotë se tash është koha të hiqen edhe vizat

“Kuvendi i Kosovës me sukses ratifikoi Marrëveshjen e Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi. Mirënjohës për të gjithë deputetët që votuan pro, si dhe për durimin dhe mirëkuptimin e popullit të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

“E përkushtuar në krijimin e një shoqërie demokratike, të bazuar në rend e ligj, Kosova tani pret që Bashkimi Evropian të bëjë pjesën e vet, ashtu siç u premtua, që më në fund qytetarëve të Kosovës t’u mundësohet lëvizja e lirë në BE, si të gjithë evropianëve tjerë”, deklaroi kryeministri.

Me 80 vota pro, minimumin e nevojshëm, Kuvendi miratoi sot demarkacionin pas pesë herë ndërprerjesh për shkak të gjuajtjes me gaz nga Vetëvendosje. /Insajderi.com