Kryeministri e dorëzon në tri ministri projektligjin për FSK-në

Kryeministri e dorëzon në tri ministri projektligjin për FSK-në

Qeveria e Kosovës ka vendosur që t’ia dorëzoje Ministrisë së FSK-së, Ministrisë së Integrimit Evropian dhe asaj të Financave projektligjin për FSK-në, për të marrë opinionet përkatëse lidhur me këtë cështe.

Lajmin e ka njoftuar Zyra e Kryeministrit pas mbledhjes së qeverisë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, pas pranimit në procedurë të rregullt nga Kuvendi i Kosovës të Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, të propozuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka përcjellur dokumentacionin e nevojshëm në Ministrinë e FSK-së, Ministrinë e Integrimit Evropian dhe Ministrinë e Financave, për të marrë opinionet përkatëse”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Tutje, aty thuhet se në përputhje me procedurat e parapara, dikasteret kompetente të Qeverisë do të japin opinionet e tyre, do të përgatisin deklaratën e ndikimit buxhetor si dhe deklaratën e përafrimit me legjislacionin e BE-së të këtij projektligji.