Kryeministri e cilëson “të papranueshëm” sulmin ndaj bashkëshortes së Stavilecit

Kryeministri e cilëson “të papranueshëm” sulmin ndaj bashkëshortes së Stavilecit

Të papranueshëm dhe akt të ulët e ka cilësuar kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, sulmin ndaj bashkëshortes së ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.

Përmes një reagimi për media, Mustafa ka thënë se “asnjë motiv nuk e arsyeton sulmin ndaj një gruaje”.

“Sulmi fizik ndaj bashkëshortes së Ministrit Stavileci, që ndodhi sot, është akt i ulët, i papranueshëm për shoqërinë tonë. Asnjë motiv, nuk arsyeton sulmin ndaj një gruaje, ndjelljen e frikës dhe tmerrit ndaj një nëne, fëmijëve dhe familjes së saj”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Mustafa ka kërkuar që sulmuesit të dalin para drejtësisë.

“Akterët e veprimeve të tilla duhet ta gjejnë përgjigjen në organet e drejtësisë dhe në shtetin ligjor. Drejtësia nuk guxon të dorëzohet para dhunës dhe huliganizmit sepse edhe ajo, nëse qëndron indiferente, nesër rrezikon të bëhet viktimë e po kësaj dhune”, ka thënë Mustafa. /Insajderi.com