Kryeministri me dy interpelanca të enjten në Kuvend

Kryeministri me dy interpelanca të enjten në Kuvend

Me kërkesë të opozitës, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa do të paraqitet në dy interpelanca në seancën e radhës së Kuvendit, të caktuar për të enjten, më 29 shtator, të cilën e ka caktuar Kryesia e Kuvendit.

Interpelanca e parë, është thirrur sipas kërkesës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 7 deputetë nënshkrues, në lidhje me kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës, shkruan rel.

Kurse interpelanca e dytë, sipas kërkesës së deputetit të Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 10 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.

Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare kanë ritheksuar se Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare nuk do të jetë në rendin e ditës pasi që Qeveria ende nuk e ka proceduar atë në Kuvend.