Kryeministri deklarohet pas takimit me Mogherinin

Kryeministri deklarohet pas takimit me Mogherinin

Delegacioni i Kosovës ka takuar sot në Bruksel përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, tashmë ky takim ka përfunduar.

Pas tij, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se delegacioni kanë dëshmuar se institucionet e Kosovës janë unike për dialogun me Serbinë.

“Normalizimi i raporteve në mes të dy vendeve është proces, i cili duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe si i tillë është shumë i rëndësishëm për tërë Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Në takimin përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini përvec Ramush Haradinajt, kanë qenë edhe Presidentin Hashim Thaçi, Kryeparlamentari Kadri Veseli, dhe zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj e Dardan Gashi.