Kryeministri bëri disa ndryshime në qeveri me kërkesë të PDK-së

Kryeministri bëri disa ndryshime në qeveri me kërkesë të PDK-së

Qeveria e Kosovës e drejtuar nga kryeministri Mustafa, ka bërë disa ndryshime në kabinetin e tij me kërkesë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur për shefja e stafit të kryeministrit Mustafa, Vlora Dumoshi, raporton Gazeta Express.

Ajo ka konfirmuar se janë bërë ndryshime nëpër disa ministri gjatë ditës së djeshme.

“Po janë bërë ndryshimet, këto kanë ardh prej partnerit të koalicionit, gjatë ditës së djeshme. Nehat Mustafa do të kalojë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë si zëvendësministër, në vend të Avni Kastratit, ndërkaq Behar Selimi do të kalojë si zv/ministër në MPB. Kurse Munir Basha zv.ministër në Ministrinë e Drejtësisë”, tha Dumoshi.

Kujtojmë se përveç Avni Kastratit që është liruar nga detyra, para disa dite nga pozita e zëvendësministrit të Drejtësisë është liruar edhe Lirak Çelaj.