Kryeministri arsyeton rritjen e pagës, thotë se “obligohet” të blejë kravata e këmisha

Kryeministri arsyeton rritjen e pagës, thotë se “obligohet” të blejë kravata e këmisha

Ramush Haradinaj ka thotë se vendimin për rritjen e pagave të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive e ka bërë me qëllim rritjen e integritetit të institucioneve. Kryeministri kosovar ka thënë sot se rritjen e pagave nuk e ka bërë për vete.

Në një intervistë me Radio Televizionin e Kosovës (RTK), Haradinaj tha se nëse një kryeministër i Kosovës duhet të ketë integritet.

Ai ka thënë se nëse personalisht nuk do të kishte të ardhura mujore nga qiraja që merr, nga shtëpia e tij në lagjën Dragodan, do të kishte vështirësi të blinte edhe kravatë.

“Nëse nuk do të merrja para nga qiraja, me rrogë 1 mijë e 200 euro do ta kisha të vështirë. S’mundem gjithqysh me dal. Obligohem një kravatë, një këmishë”, ka thënë Haradinaj.

“E kuptojë që numri i madh i zëvendësministrave është për kritikë, tash së fundmi edhe ngritja e pagave por nuk e kom bë për veti, e kam bë për të mirën e institucionit ku unë punoj. Nuk varem nga pagat kam edhe një shtëpi me qira”, ka thënë Haradinaj në një intervistë në RTK. /Insajderi.com