Kryeministrat e Ballkanit mblidhen në Durrës

22.08.2017 20:51
Kryeministrat e Ballkanit mblidhen në Durrës

Me 26 gusht në qytetin e Durrësit do të mbahet një takim joformal mes kryeministrave të Ballkanit perëndimor.

Pjesë e takimit do të jetë Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë, Johannes Hahn dhe kryetari i Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Siril Miler.

Në fokus të takimit do jetë procesi i integrimit te rajonit ne familjen evropiane.

Ndërkohë mësohet se deri tani pjesëmarrjen e ka konfirmuar kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Në takim do të mbahen edhe disa sesione pune me tema lidhur me bashkëpunimin rajonal dhe përforcimin e proceseve integruese të Ballkanit Perëndimor.