Ministri i Jashtëm, Hoxhaj flet për Associated Press, fajëson kombet tjera për radikalizmin

Kryediplomati kosovar fajëson vendet arabe për ekstremizmin fetar

26.09.2016 21:16

Sipas ministrit të Punëve të Jashtme, Enever Hoxhaj, artikulli i gazetës amerikane The New York Times që pretendon se ekstremizmi fetar në Kosovë është mbjellë nga Lindja e Mesme qëndron, përkundër faktit se parardhësi i tij në këtë post kishte mohuar dhe kundërshtuar këtë pretendim.

Kryediplomati kosovar fajëson vendet arabe për ekstremizmin fetar

Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj thotë se disa vende të tjera kanë eksportuar ekstremizmin e dhunshëm në Kosovë.

Ndërkaq, me shkrimin e New York Times, në të cilin thuhej se “Kosova është vatër e terrorizmit islamik” të importuar nga Arabia Saudite, nuk binte dakord ish-ushtruesi i detyres së ministrit të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi.

Ai pati thënë se ky tekst nuk e paraqet realitetin e çështjes së radikalizimit në Kosovë, raporton Gazeta Online Insajderi.

“Kemi pasur reagime ndërkombëtare ndaj shkrimit, por kemi pasur një ekspert që ka thënë se nuk ekziston një gjë e tillë”, kishte thënë Selimi.

Mirëpo për pasardhësin e tij në këtë post, ministri aktual i Jashtëm i Kosovës, terrorizmi islamik ka ardhur në Kosovë përmes shteteve të Lindjes së Mesme.

Në një intervistë me Associated Press, Hoxhaj ka thënë se Kosova nuk e ka kultivuar e vetme ekstremizmin fetar. Ministri i Jashtëm i Kosovës aprovon faktet e publikuara para rreth tre muajsh nga gazeta amerikane New York Times, e cila thoshte se terrorizmi islamik në Kosovë, “kishte ardhur nga Arabia Saudite”.

New York Times: Si u shndërrua Kosova në “djep” të ISIS-it

Enver Hoxhaj i tha sot medieve amerikane se “radikalizimi e të rinjve në Ballkan është eksportuar nga OJQ-të të ndryshme dhe klerikët” nga Lindja e Mesme, raporton Gazeta Online Insajderi.

Për këtë deklaratë të Hoxhajt kanë raportuar edhe mediumet e njohura amerikane, Washington Post dhe ABC News, të cilat thonë se Kosova ka përqindjen më të madhe të qytetarëve që luftojnë për të grupin e Shtetit Islamik, krahasuar me cdo komb tjetër në Evropë.

“Autoritetet thonë se ka rreth 70 shtetas të Kosovës që besohet të jenë luftëtarë aktivë në Siri dhe Irak”, shkruan Washington Post, raporton Insajderi.

Vitin e kaluar, Qeveria e Kosovës miratoi një ligj që qztetarët e vendit të cilët marrin pjesë në luftëra jashtë territorit të Kosovës, të dënohen me deri në 15 vjet burgim. /Insajderi.com