Kronika e një bankroti – KB Peja II

Kronika e një bankroti – KB Peja II

FIBA, kontratat dhe borxhet

Deri në pranimin e Kosovës në FIBA, vendi ynë ka pasur një ligë të fortë dhe shumë interesante të basketbollit. Arsyet për këtë janë të shumta, por një prej tyre është edhe importi i pakontrolluar i lojtarëve amerikanë dhe mos respektimi në tërësi i kontratave dhe rregullave të FIBA-s për transfere të lojtarëve.

Kjo ndryshoi më 2012, kur transferet në dhe nga Kosova u regjistruan në FIBA dhe përfundimisht, kur Kosova filloi të garojë në ligën ballkanike BIBL dhe më pas edhe u pranua me të drejta të plota në FIBA.

Megjithatë, për KB Pejën këto formalitete kishin pak rëndësi dhe në kërkim të titujve dhe rivalizimit të Sigal Prishtinës, ky klub bëri transfere të panumërta të lojtarëve, mirëpo, nuk i respektoi të gjitha kontratat.

Paralajmërimet e agjentëve dhe lojtarëve se mund të kërkojnë drejtësi në arbitrazhin e FIBA-s, nuk merreshin seriozisht nga klubi. Kur lojtarët kërkonin fletë lëshimet, meqë klubi nuk po i paguante me rregull, zyrtarët e klubit i shantazhonin, ua “ndalnin” rrogat e mbetura si “dëmshpërblim” për shkëputje kontrate. Kërkesat e trajnerëve nuk respektoheshin dhe kur lëndët mbërritën në arbitrazhin e FIBA-s, epilogu thuajse dihej paraprakisht.

Lexoni shkrimin e Insportit që paraqet detajet e kontratës së lojtarit Fred House dhe borxheve të KB Peja ndaj tij.