Krokodili e vret klerikun në mes të kryqëzimit masiv

Në përpjekje ta shpëtojnë pastorin e pafat, të tubuarve në ceremoni i ndihmuan edhe peshkatarët, por nuk kishte shpëtim.

Krokodili e vret klerikun në mes të kryqëzimit masiv

Një krokodil e ka vrarë një pastor protestant i cili i kryqëzonte ithtarët afër liqenit në Etiopinë jugore. Kleriku mbante ceremoninë e kryqëzimit masiv për 80 njerëz në liqenin Abaya, kur një krokodil kërceu nga uji dhe e sulmoi.

Për fat të keq, ai vdiq nga pasojat e kafshimit nëpër këmbë, shpinë dhe duar.

“E kryqëzoi personin e parë, pastaj vazhdoi me të dytin. Papritmas një krokodil kërceu nga liqeni dhe e grabiti”. ka thënë një dëshmitar për BBC.

Në përpjekje për ta shpëtuar pastorin e pafat, në tubuarve në ceremoni i ndihmuan edhe peshkatarët, mirëpo çfarë mundën të bëjnë ishte vetëm që me rrjeta të peshkatarëve ta pengojnë krokodilin ta marrë trupin e pastorit në liqen, derisa zvarraniku arriti të ikë./Insajderi.com.