Krizë te Reali, Paulinho ka shënuar aq gola sa ‘BBC’

Krizë te Reali, Paulinho ka shënuar aq gola sa ‘BBC’

Real Madridi nuk po kalon në formë aspak të mirë në La Liga.

Treshja e famshme e Realit ‘BBC’, nuk po kalon në formë aspak të mirë këtë edicion në kampionatin spanjoll.

Bale, Ronaldo e Benzema, deri tani kanë shënuar vetëm katër gola së bashku, derisa Ronaldo e Benzema, kanë realizuar vetëm nga një herë.

Kështu, me 4 gola gjithsej, ata kanë shënuar aq gola sa i ka realizuar deri tani përforcimi më i ri i Barcelonës, Paulinho.

Përveç brazilianit, 12 lojtarë kanë shënuar më shumë gola se Ronaldo, Benzema e Bale së bashku.

Messi (12 gola), Simone Zaza dhe Cedric Bakambu (9), Christian Stuani, Tonny Sanabria, and Rodrigo (7), Ángel Rodríguez, Mikel Oyarzabal, Iago Aspas, and Maxi Gómez (nga 6 gola), si dhe Luis Suarez e Willian José (5 gola). /Insajderi