Kriza politike përplasë edhe artistët

Kriza politike përplasë edhe artistët

Reagimi i tyre ndaj realitetit zakonisht vjen nëpërmjet veprave artistike, por thellimi i krizës politike ka bërë që të përplasë edhe artistët.

Nëpërmjet profilit të tij në Facebook, artisti bashkëkohor Alban Muja ka reaguar ndaj krizës politike duke i bërë thirrje SHBA-së dhe BE-së që si krijues të projektit të Kosovës shtet i pavarur të reagojnë duke mos lejuar siç ka thënë ai “sharlatanët e politikës kosovare të vijnë deri në këtë pikë”.

“Vetë nuk jemi në gjendje me zgjedh sen, andaj shpresoj në një ndërhyrje sa më të shpejt dhe të rreptë të ndërkombëtarëve për projektin e tyre, Kosovën”, ka shkruar Muja.

Por ndaj Mujës, ka reaguar drejtori i Stacion – Qendrës për Art Bashkëkohor, Albert Heta.

alban

“Ti projekt i kujt je? Ky popull?”, ka shkruar Heta, duke iu drejtuar Mujës, i cili e ka quajtur Hetën naiv në çështje politike.

“Mos më thuaj edhe ti si plot do naivë që mendojnë që na e kemi çliruar, na e kemi nis, veç qaq”, ka shkruar Muja, i cili ka marrë një përgjigje të sertë nga artisti tjetër.

“Ti nuk ki ide për çka po flet”, ka komentua Heta duke iu drejtuar Mujës.