Kriza e “vezëve me insekticide” në Evropë

10.08.2017 19:19
Kriza e “vezëve me insekticide” në Evropë

Britania e Madhe ka njoftuar se numri i vezëve me insekticide të importuara nga fermat e Holandës është rreth 700 mijë.

Në një deklaratë nga Agjencia e Standardeve të Ushqimit të Britanisë së Madhe (FSA) thuhet se më parë parashikohej se numri i vezëve me insecticide në këtë vend është 21 mijë.

Por, që më pas është përcaktuar se numri i vezëve të tilla të importuara nga fermat holandeze është afro 700 mijë dhe që këto në përgjithësi ndodhen në ushqimet e përpunuara si majonezë, salca dhe sanduiçe.

Në deklaratë thuhet se rreziku i këtyre vezëve për shëndetin publik është “I ulët”, dhe se ushqimet të cilat përmbajnë vezët me insekticide kanë afate të shkurtra të përdorimit, ose që ato tashmë janë konsumuar dhe që produktet data e përdorimit të të cilave ka skaduar janë tërhequr nga shitja.

Këshilli i Industrisë së Vezëve në Britani këshillon qytetarët që të përdorin vezë të prodhimit vendor. 85 për qind i vezëve të konsumuara në Britani prodhohen në ishull, shkruan AA.

Llogaritet se Holanda kryeson në Evropë në eksportimin e vezëve. Gjatë vitit të kaluar në afro një mijë ferma të pulave janë prodhuar 10 miliardë vezë.

Një kompani në Belgjikë pretendohet se insekticidin “fipronil” e ka përzier me një substancë të dezinfektimit me emrin Dega-16, dhe kjo substancë është përdorur sidomos nga fermat holandeze të pulave dhe se vezët e prodhuara këtu janë shitur në disa shtete të Evropës.