Kritiku i demarkacionit nuk brengosët që LDK e la jashtë listës për deputet

Kritiku i demarkacionit nuk brengosët që LDK e la jashtë listës për deputet

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hatim Baxhaku i cili ka mbetur pa u përfshi në listën e kandidatëve për deputet nga subjekti i tij nuk i ka mbetur aspak hatri.

Baxhaku gjatë kohës sa ka qenë deputet ka qenë njëri nga ata deputetet e kësaj partie që ka pasur dilemat e tij lidhur me ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Baxhaku në llogarinë e tij në Facebook ka treguar qëndrimin e tij rreth pyetjeve dhe dilemave të shumta në medie nëse ai është larguar nga LDK-ja për shkak të mos dhënies së hapësirës për të kandiduar për deputet të Kosovës.

Ai ka thënë se në LDK është qysh nga themelimi i kësaj partie dhe nuk është anëtarësuar me pazar por për të dhënë kontributin e tij.

“Në LDK nuk jam anëtarësua me pazar: po vij në LDK nëse më bëni deputet, ministër, këshilltarë… Asnjëherë nuk jam udhëhequr nga interesi personal. Në LDK jam inkuadruar që nga themelimi i saj dhe kam qenë delegat i Kuvendit Themelues të mbajtur në Medresen “Alaudin” në Prishtinë. Arsyeja e vetme ishte që të jap kontributin tim për popullin dhe shtetin e Kosovës në ato rrethana jashtëzakonisht të rënda dhe vendimtare për shqiptarët”, ka shkruar Baxhaku.

Më tutje Baxhaku ka rrëfyer se në familjen e tij ka tetë të rinj vajza dhe djem të cilët e kanë kryer fakultetin madje disa prej tyre kanë përfunduar edhe nivelin Master, por asnjëri prej tyre nuk është i punësuar.

“Kam një familje nga babai dhe nëna, ndjesë pacin, që numëron 40 anëtarë. Në këtë familje kam 8 të rijë, vajza dhe djem të mrekullueshëm, të gjithë me fakultete të kryera, bile edhe Master dhe asnjëri nuk është i punësuar.  Asnjëherë po e përsërisë asnjëherë nuk kam trokitur në parti ose në institucione për ti punësuar “me të njohshëm”, ka shkruar Baxhaku.

Baxhaku në fund ka konfirmuar se ai është dhe do të mbesë anëtar i devotshëm dhe besnik i LDK-së, duke thënë se do të i mbështes të gjithë deputet për kandidat.

“Hatim Baxhaku ka qenë, është dhe do të mbetet anëtar shumë i devotshëm dhe besnik i LD K-së sepse unë punoj për këtë dhe besoj në LDK”, ka shkruar Baxhaku./Insajderi.com