Kritikohet ditëlindja e shtrenjtë e Mugabes

Kritikohet ditëlindja e shtrenjtë e Mugabes

Partia në pushtet në Zimbabve është kritikuar për organizimin e një ahengu të kushtueshëm për ditëlindjen e 92-të presidentit Robert Mugabe, deri sa shumica e popullsisë përballet me mungesë serioze të ushqimit.

Siç raportohet, ahengu ka kushtuar rreth 800 mijë dollar, raporton BBC.

Partia opozitare, Lëvizja Demokratike për Ndryshim (Movement for Democratic Change) e ka quajtur këtë festim si “neveritës.”

Presidenti Mugabe dominon në skenën politike në Zimbave që nga shpallja e pavarësisë nga Britania e Madhe në vitin 1980.

Qeveria e vendit ka thënë muajin e kaluar se rreth tre milion njerëz kanë mungesë të ushqimit derisa ka kërkuar rreth 1.6 miliard euro si ndihmë.

Përfaqësues të opozitës kanë thënë se partia e presidentit duhet të ndjehet e turpëruar që ka organizuar një festim të tillë “deri sa mbi 90% e popullsisë janë duke u përballur me varfëri”./Insajderi.com

The Chief Secretary to the Cabinet Misheck Sibanda holds Zimbabwean President Robert Mugabe's birthday card while reading out a message to him at State House in Harare, Monday, Feb. 22, 2016