“Kriminelët e VV-së” – akuza e përbashkët e LDK-së dhe PDK-së

“Kriminelët e VV-së” – akuza e përbashkët e LDK-së dhe PDK-së

Lëvizja Vetëvendosje është vënë në thumb të akuzave inkriminuese nga dy partitë të mëdha pa të cilat ajo nuk mund as ta mendoj drejtimin e Qeverisë së Kosovës.

“Kriminelët e VV-së” është fjalia e përbashkët që Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës e kanë përdorur brenda një jave për t’iu referuar Lëvizjes Vetëvendosje.

E para e nisi PDK-ja e cila nëpërmjet nënkryetarit të saj, Uran Ismajli iu referua Lëvizjes Vetëvendosje si autore ose porositëse e sulmit ndaj bashkëshortes së ministrit Blerand Stavileci.

“Sot në mesditë kriminelët e Vetëvendosjes kanë sulmuar dhe rrahur brutalisht bashkëshorten e ministrit dhe anëtarit të partisë tonë, z. Blerand Stavileci”, tha Ismaili.

PDK: Kriminelët e Vetëvendosjes rrahën brutalisht bashkëshorten e Stavilecit

Vetëvendosje i quajti këto deklarata si fakte që lënë të dyshohet se PDK-ja vet e ka inskenuar sulmin për ta fajësuar partinë e tyre.

Por nuk vonoi shumë dhe fjalinë e njejtë ndaj VV-së e përdori edhe LDK-ja. Saktësisht kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa, me të cilën liderët e VV-së po pretendojnë të krijojnë një koalicion për të qeverisur vendin, e kësisoj duke ia pamundësuar Ramush Haradinajt nga koalicioni PAN ta drejtoj Qeverinë.

Të nderuar miq, E ndjej veten të lumtur, të relaksuar dhe gjithnjë të përgjegjshëm për shtetin tim, pasi mua dhe…

Posted by Isa Mustafa on Wednesday, 30 August 2017

Mustafa i përmendi “kriminelët e VV-së” në një status të gjatë të tij ku sulmoi gati të gjithë, përmendi edhe faktin sesi në zgjedhjet e fundit lokale, të vitit 2013, dy ditë para balotazhit, deri sa Mustafa kishte rreth 9000 vota më shumë se kandidati i VV (Shpend Ahmeti), “inskenuan një video në të cilën thuhej se djali i Mustafës, Arbeni i kishte kërkuar një të riu të VV që të kalojë në LDK dhe se për këtë i kishte premtuar tenderë, punësime e përfitime tjera.

Sipas Mustafës, edhe pse lajmi u shpërnda në të gjitha mediat dhe më pas djali i tij u thirr nga Prokuroria doli që asgjë nuk kishte të vërtetë por që nga kjo e pavërtetë përfitoi vetëm VV-ja.

“Kriminelët e VV ishin të gatshëm me montime të tilla ta qojnë edhe në burg një të ri, baba të dy fëmijëve, vetëm sa për t’ia rritur votën Shpend Ahmetit”, ka shkruar Mustafa.

Deklarime të tilla thellojnë edhe më shumë hendekun mes VV-së dhe LDK-së duke shuar kështu shpresat se një koalicion pas zgjedhor mes tyre mund të ndodhë./Insajderi.com