Krijohet Zona Ekonomike në Rahovec

Krijohet Zona Ekonomike në Rahovec

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendimin për krijimin e zonës ekonomike në Rahovec.

“Qeveria aprovoi kërkesën e Komunës së Rahovecit për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme “Pasuri Shtetërore e Kosovës, K.K. Rahovec”, që shfrytëzohet nga Ekonomia Pyjore dhe menaxhohet nga Agjencia Pyjore e Kosovës”, thuhet në komunikatën e qeverisë.

Aty shpegohet se kjo pronë jepet në shfrytëzim me qëllim të krijimit të Zonës Ekonomike dhe obligohet komuna e Rahovecit që t’i zhvillojë të gjitha procedurat dhe të përmbush të gjitha detyrimet sipas legjislacionit në fuqi.