Krijimi i Asociacionit kushti i serbëve për kthimin në institucione

Krijimi i Asociacionit kushti i serbëve për kthimin në institucione

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, ka thënë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbë siç kanë rënë dakord në Bruksel, është kërkesa e vetme për kthimin e serbëve në Institucionet e Kosovës.

Stojanoviq, për Tanjug, ka thënë se kthimi në Institucione do të bëhet kur të shihet vullneti për formimin e procesit të Asociacionit e jo siç ka thënë ai me trillime të reja

“Pra, kur ne shohim një vullnet të qartë për të filluar procesin e formimit të Asociacionit sipas marrëveshjes, e jo disa improvizime dhe trillime të reja, atëherë do të ishte një arsye e ligjshme për tu kthyer në institucione që të punojmë në atë që është e rëndësishme për ne”, ka thënë Stojanoviq./Insajderi.com