KEDS-i kërkon që t’i njihet si shpenzim kredia me kamatë dyfish më të lartë

KEDS-i kërkon që t’i njihet si shpenzim kredia me kamatë dyfish më të lartë

Shefi i deputetëve “Grupi i Deputetëve të Pavarur” ka kritikuar qeverinë Haradinaj rreth çështjes së energjisë në vend.

Ai gjatë një fjalimi në Kuvendin e Kosovës, ka bërë të ditur se ZRRE (Zyra e Rregullatorit të Energjisë) në raportin e tyre kanë bërë të ditur se KEDS-i, që menaxhohet nga kompania turke ka prezantuar si shpenzim një kredi që e ka marrë me kredi me kamatë dyfish më të lartë sesa e kanë korporatat dhe klientët e mëdhenj.

Deputeti Sejdiu ka akuzuar KEDS-in se ka pranuar të marrë kredi me kamatë të lartë dhe krejt këtë shpenzim e ka paraqitur si shpenzim që do ta pagujnë qytetarët e vendit.

“E pyeta një shok që punon në njërën nga bankat komceriale në Kosovë. Këtu thotë 3.9 deri në ZRRE-ja po don me e pranu 6.5%. E kjo është faturë, që i faturohet qytetarit dhe biznesit. Kjo do ta rëndojë xhepin e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Sejdiu.

Ai gjithashtu ka kritikuar edhe mënyrën si është menaxhuar me energjinë e Kosovës, që nga paslufta.

Për Sejdiun, përkundër zhvatjeve që politikanët ia kanë bërë KEK-ut, prapë kjo kompani është njëra ndër kompanitë e vetme që gjeneron mbi 10 milionë euro në vit.

E i menjhershëm ishte reagimi i kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili përmendi investimet e qeverisë që udhëheq në sektorin e energjisë.

Gjatë fjalimit të tij, ai ka pranuar se KEDS-i vazhdon që të jetë problem për energjinë, por kërkoi nga deputetët që të bëjnë hapa konkret për përmisimin e gjendjes në energji.

Ai gjatë kësaj seance, iu drejtua deputetëve të Kuvendit, duke iu thënë se KOST-I dhe ZRRE-ja janë organizata që mbikqyren nga Kuvendi, dhe kërkoi nga ata që t’i marrin në përgjegjësi dhe të bëjnë të gjetura rreth problemit të tyre.

“E vërteta është kjo dhe s’ka kush i ikë. Është e vërtetë që ka disa probleme me energjinë në Kosovë, dhe janë serioze ato probleme. Marrëdhënie kontraktuale me shpërndarësit, pra KEDS-in, janë serioze dhe janë probleme që i kemi trashëguar. Nëse shkojmë me trenin se cka ka bo kjo qeverisë për këta muaj, atëherë shihet se kjo temë po zgjidhet. Kosova ka qenë një shtet që ka qenë i rrezikuar për bankrotim e sot prodhon energji. Tani ballafaqohem me marrëdhënie me kontraktuesit. Por, edhe KOST-i edhe ZRRE-ja janë organizata që ju i mbikqyrni, ju jeni pronarë të tyre. Kqyrni thirrni merrni raportimet e tyre, dhe bëni të gjeturat e tyre. Cfarëdo të gjeturash që i bëni unë do t’I zbatoj”, ka thënë kryeministri Haradinaj.