Krasniqi: VV ndjekë rrugën e Ukshin Hotit, djali i tij të PDK-së

Krasniqi: VV ndjekë rrugën e Ukshin Hotit, djali i tij të PDK-së

Deklarimi i djalit të Ukshin Hotit, se Lëvizjes Vetëvendosje përkundër faktit se deklaron se “e ndjekin rrugën e Ukshin Hotit” e në të njëjtën kohë “u pengon iniciativa e qytetarëve me mbishkrimin ‘Ku është Ukshin Hoti?’, ka ngjallur reagim tek kjo parti.

Teksa Andin Hoti, djali i veprimtarit të zhdukur për afro dy dekada, se VV-ja, ka keqpërdorur emrin e babait të tij, Ukshin Hoti,zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, i është përgjigjur deklaratave të Andin Hotit, duke e akuzuar se është pjesë e klanit të pushtetit.

Sipas Krasniqit, Lëvizja Vetëvendosje ndjekë rrugën e Ukshin Hotit,  ndërsa Andin Hoti ndjekë rrugën e PDK-së

“Lëvizja VETËVENDOSJE! përveçse e ndjek platformën e Ukshin Hotit, në vazhdimësi ka kërkuar që të zbardhet fati i tij. Kurse Qeveria e Kosovës, as nuk e ndjek rrugën e tij, e për fat të keq nuk ka bërë asnjë hap për zbardhjen e fatit të tij dhe mijëra të zhdukurve gjatë luftës”, ka shkruar Krasniqi.

Sipas Krasniqit, është për keqardhje keqpërdorimi i emrit të Ukshin Hotit nga i biri i tij, Andini./Insajderi.com

VV: Djali i Ukshin Hotit gënjeu, grafitin e fshiu Ministria e Kulturës