Krasniqi: Me Vetëvendosjen në opozitë PAN-i s’do të përballonte më shumë se 1 vit

Krasniqi: Me Vetëvendosjen në opozitë PAN-i s’do të përballonte më shumë se 1 vit

Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Kosovës nga Lwvizja Vetwvendosje, Frashër Krasniqi, ka shprehur bindjen se Vetëvendosjen në opozitë, PAN-i nuk do të mund ta përballonte as më shumë se një vit.

Ai, përmes një shkrimi të shkurtër në profilin e tij në Facebook ka thënë se PAN nuk mund të bëjë qeveri pa Listën Serbe.

“Lista Serbe nuk futet në qeveri pa Zajednicën. Zajednicën nuk e realizuan dot as sa i kishin 80 deputetë se lëre më me 61”, ka thënë Krasniqi.

“VV-në me vetëm 16 deputetë, e përballuan vetëm 2 vite e gjysmë. Kurse tash me 32 deputetë nuk do ta përballojnë më shumë se 1 vit. Ramushi nuk po e kupton që ndryshimi ka ndodhur, pavarësisht a i ka ai numrat apo jo. Veç vonim, shpëtim s’ka”, ka thënë më tej ai.