Memli Krasniqi, deputet i PDK-së, ka thënë se kjo parti nuk është e interesuar për zgjedhje aktualisht.
Sipas tij, zgjedhjet do të mbahen kur të thotë kjo parti.
“Jemi partia më e rëndësishme në vend, normalisht ne vendosim për zgjedhje. Pa vendos PDK-ja s’mund të vendoset. LDK-ja po provojnë, por ta shohim a po munden pa vendos ne”, ka thënë Krasniqi në Kohavision.
Nënkryetari i PDK-së ka thënë se partia e tij nuk është e interesuar për zgjedhje të reja.
“PDK s’është e interesuar në zgjedhje, jemi të interesuar që mandati të shkojë deri në fund. Të fillojë tradita e mandateve të plota. Për ne prioritet është implementimi i projekteve të rëndësishme”, është shprehur Krasniqi.