87 aksidente për 24 orë...

01.08.2017 11:07

Krasniqi: PAN i ka votat për Qeveri që tri javë

01.08.2017 10:44
Krasniqi: PAN i ka votat për Qeveri që tri javë

Është regjistruar tashmë si deputet edhe nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Pas regjistrimit si deputet për legjislaturën e tij të II-të, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur edhe njëherë se koalicioni ndërmjet PDK’së, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën tashmë e ka siguruar mbështetjen e nevojshme nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për ta formuar qeverinë e re të vendit.

Krasniqi potencon se votat për krijimin e institucioneve PAN’i i ka pasur që para dy-tre javëve, për të cilën gjë ai thotë se e kanë përsëritur vazhdimisht.

Më tej ai thotë se deputetët nuk duhen quajtur numra, pasi ata janë njerëz të popullit që kanë subjektivitetin e tyre politik personal, dhe poashtu e kanë sovranitetin për të vendosur.

‘Anjëherë s’është dashur që t’i devaljvojmë deputetët deri në atë nivel që ti quajm numra, sepse deputetët janë njerëz të zgjedhur të populit, kanë subjektivitetin e tyre politik personal, dhe poashtu e kanë sovranitetin për të vendosur, por ne sic e kemi cekur disa herë e kemi mbështetjen e mjaftueshme për ta krijuar Qeverinë, dhe për ta konstituar Kuvendin,’

Pak më parë u regjistrua edhe Albin Kurti i VV-së, ndërkaq kanë mbetur vetëm edhe dy deputet të paregjistruar deri më tani nga gjithsej 120.