Krasniqi: Nuk do të ketë bashkëpunim me VV-në dhe Albin Kurtin

Krasniqi: Nuk do të ketë bashkëpunim me VV-në dhe Albin Kurtin

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është shprehur i bindur se partia e tij së bashku me partnerët e koalicionit do ta krijojnë qeverinë e re në vend.

“Ne e dimë se ne do ta kemi mandatin për krijimin e qeverisë, pasi ne jemi të parët. Jemi absolutisht të bindur se ne do ta krijojmë Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi në emisionin ‘Fakt Plus’ ka konfirmuar se ende nuk kanë filluar bisedimet me ndonjë parti tjetër për krijimin e qeverisë.

“Ende nuk ka pasur asnjë bisedë, takime do të ketë por ende nuk i kemi bërë askujt ofertë dhe askush nuk na ka bërë”, ka shtuar Krasniqi.

Ai ka hedhur poshtë mundësinë që koalicioni PAN të ketë bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje dhe dhënien e hapësirës për postin e kryeministrit për Albin Kurtit siç ka ndodhur me propozimin e Ramush Haradinajt.

“Nuk e parashoh një gjë të tillë në kuptimin formal, për pozicionimin e secilit ne mendojmë se vendi ka nevojë për një opozitë të fuqishme. Pasi që në mungesë të një opozite të fortë edhe qeveria do të ishte më e fortë”, ka thënë Krasniqi.