Krasniqi ndër katër më të mirat, orari i luftërave për medalje

Krasniqi ndër katër më të mirat, orari i luftërave për medalje

Distria Krasniqi ka shënuar fitore edhe në luftën e saj çerekfinale në Kampionatin Evropian të Xhudos që po zhvillohet në Tel Aviv.

Në luftën e saj të fundit në programin e paradites, Krasniqi për herë të dytë brenda një viit ishte më e mirë sesa xhudistja hungareze Reka Pupp.

Krasniqi arriti një yuko herët në luftë, edhe pse e para mori vërejtje nga gjyqtari për taktikat defanzive. Sidoqoftë, ajo nuk u shpërqendrua asnjëherë dhe arriti të mbajë nën kontroll luftën duke e detyruar kundërshtaren të mbrohet në mënyrë të palejueshme dhe në fund ta humbë luftën me vendim të gjyqtarit.

Detajet e gjysmëfinales janë saktësuar në artikullin e Insportit.