Krasniqi: Mjedrat sivjet sjellin rreth 8 milion euro të ardhura

Krasniqi: Mjedrat sivjet sjellin rreth 8 milion euro të ardhura

Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, ka thënë se Kosova pritet sivjet të ketë prodhim rekord të mjedrës që sipas tij do të sjellin rreth tetë milion euro të ardhura për Kosovën.

“Sot takova pronarët e qendrave grumbulluese të mjedrës dhe me vjen mirë që konstatuam bashkë se kemi kapacitete të mjaftueshme për grumbullimin dhe ruajtjen e mjedrës. Edhe në rastet kur disa qendra në disa rajone të caktuara mund të kenë vështirësi në grumbullimin me kohë, ka kapacitete të mjaftueshme nëpër komunat tjera dhe ato janë të gatshme ta pranojnë prodhimin nga fermerët”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.

“Është për tu theksuar fakti se këtë vit kemi shënuar rritje rekodre të prodhimit dhe sipërfaqeve me mjedër, nga 400 hektarë vitin e kaluar në mbi 1000 hektarë këtë vit. Prodhimtaria vjetore këtë vit pritet të shkojë në 5 mijë tonë, me një vlerë prej rreth 8 milionë eurove”, ka shtuar ai./Insajderi.com