Krasniqi: Militantët e PDK-së po tentojnë të prishin zhvillimin e Prishtinës

10.08.2017 23:19
Krasniqi: Militantët e PDK-së po tentojnë të prishin zhvillimin e Prishtinës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, përmes një shkrimi në Facebook ka komentuar atë që ndodhi pak më parë mes aktivistëve të PDK-së dhe kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, tek përurimi i parkut të ri tek “1 Tetori”.

Krasniqi ka thënë se kjo pengesë nga ana e aktivistëve të PDK-së, po i bëhet zhvillimit të Prishtinës, por se ka thënë kjo mbetet në nivel tentimi, pasi zhvillimin e Prishtinës nuk mund ta ndalë askush.

“Veç mos harroni që aktivistët e VV i kanë prishur me aksione simbolike ngjarjet e pushtetit që lidheshin me privatizimin, negociatat, demarkacionin, etj”.

“Militantët e PDK po tentojnë të prishin aktivitetet e ndërtimit dhe zhvillimit të Prishtinës. Por kjo gjithmonë mbetet në nivel tentimi, sepse zhvillimin e Prishtinës nuk munden më me e ndalë”, ka shkruar Krasniqi.