Krasniqi me falënderim për tifozët

Krasniqi me falënderim për tifozët

Robin Krasniqi pasi fitoi titullin evropian EBU në boksin profesionist në kategorinë super të mesme ka bërë edhe një falënderim publik për tifozët e tij.

Boksieri nga Juniku, falënderimin e ka bërë në gjuhën angleze dhe atë shqipe, duke mos harruar prejardhjen e tij dhe rëndësinë që kanë tifozët shqiptare për të.

Ky boksier mbrëmë ishte më i mirë sesa rusi Stanislav Kashtanov, pas 12 rundeve dhe fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve.

Lexoni në vazhdim falënderimin e tij për tifozët.