Krasniqi-Konjufcës: Shpërthej ndaj pafytyrsisë dhe manipulimeve të VV-së

Krasniqi-Konjufcës: Shpërthej ndaj pafytyrsisë dhe manipulimeve të VV-së

Votimi i rezolutës për raportin e Progresit që është diskutuar muaj më herët, ka përplasur Memli Krasniqin e PDK-së, dhe Glauk Konjufcën e Vetëvendosjes.

Ishte Krasniqi i pari që e cilësoi rezolutën e përpiluar nga VV-ja si fontanë dëshirash, e në të cilën ishin më shumë se 10 pika.

Krasniqi e akuzoi Vetëvendosjen se gjithë këto veprime po i bën për poena politikë.

I menjëhershëm ishte reagimi i Konjufcës. Ai tha se nuk e kupton “këtë shpërthimin e VV-së”.

“Nuk e kuptova shpërthimin e Memlit. Sdi çka ke kundër këtyre kërkesave. Këto e bëjnë Kosovën shtet më të mirë”, theksoi Konjufca, raporton lajmi.net.

Debati vazhdoi me reagimin e Memli Krasniqi.

Krasniqi tha se ai gjithmonë “shpërthen ndaj pafytyrsisë dhe dyfytyrsisë”.

“Unë shpërthej ndaj pafytyrsisë dhe dyfytursisë. Mos manipulo se është e ulët. Kjo pjesë është e programit të qeverisë. Sju ka mbet juve me bo propozime të tilla”, reagoi Memli Krasniqi.

Debati për këtë çështje ende po vazhdon.