Krasniqi flet rreth datës kur PAN-i do të jetë i gatshëm për seancë

Krasniqi flet rreth datës kur PAN-i do të jetë i gatshëm për seancë

Enver Hoxhaj nga PDK sot në Kuvend tha se PAN nuk i ka votat e nevojshme, edhe pse diçka të tillë kishin mohuar që nga përfundimi i zgjedhjeve. Por, ai la të paqartë kohën që i duhet PAN-it për të siguruar votat.

“Më pak se dy javë, më shumë se 10 ditë”, ishte përgjigjja e Hoxhajt kur u pyet për kohën që i duhet koalicionit të tij për të ardhur në Kuvend me kandidat, por edhe me 61 deputetë që do ta votojnë atë.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, ka thënë për Gazetën Express se edhe më tej nuk kanë caktuar datën kur do të jenë të gatshëm për vazhdimin tjetër të seancës konstituive.

“Nuk kemi përcaktuar ndonjë datë të saktë. Ne do te jemi gati për themelimin e institucioneve shumë shpejtë”, ka treguar Krasniqi.

Gjatë ditës së sotme kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci, ka thënë se thirrja e seancës së ardhme nuk do të varët nga vullneti i PAN’it.

“Nuk ka të drejtë askush pos meje të thërras seancë. Unë nuk thërras seancë deri sa partitë të mblidhen e të diskutojnë si dhe të bëhen koalicionet e reja, prishjet, dhe të bëhen gati për ta vazhduar seancën”, ka thënë ai.