Krasniqi e quan të paligjshëm emërimin e ministrave të rinj nga qeveria në largim

Krasniqi e quan të paligjshëm emërimin e ministrave të rinj nga qeveria në largim

Kryetari i këshillit kombëtar nga NISMA, Jakup Krasniqi, ka kritikuar qeverinë në largim për emërimin e ministrave të rinj.

Krasniqi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se një situatë e tillë e ngjashme ishte edhe më herët por emërime nuk ka pasur. Ai ka thënë emërimi i këtyre ministrave vetëm sa do ta dëmtoj buxhetin e shteti, ku dhe të cilët do të i gëzojnë të drejtat sikurse ministrat paraprak.

“Një situatë të ngjashëm e kishim edhe para tri viteve, por qeveria në dorëheqje e vazhdoi punën pa emërime të reja, madje kjo pat ndodhur edhe në vitin 2010, por, emërim të ministrave edhe pas dorëheqjeve nuk pat pasur”.

“Është e qartë me këto veprime dëmtohet Buxheti i Kosovës edhe ashtu i varfër. Madje ministrat e ri a do t’i gëzojnë të drejtat si ministrat paraprak? Pastaj, a ka ligj qeveria që do t’ia mundësonte këto emërime? A nuk po bëhet kjo për t’i shpërblyer bashkëpartiaket”, ka shkruar Krasniqi.

Më tutje Krasniqi emërimin e ministrave të rinj e ka kujtuar të pa ligjshëm.

“Në rastet e tilla, siç është rasti ynë, veprimet qeverisëse janë kryesisht administrative, pra janë veprime jo politike. Emërimet e Ministrave dhe jo vetëm këto, janë kryekreje politike dhe si të tilla janë të pa ligjshme. E çuditshme nuk është kjo që është duke ndodhur në ekzekutivin e Kosovës. E çuditshme është heshtja e segmenteve të organizuara të shoqërisë shqiptare në Kosovë?! Shqetësuese është shkalla e ultë e reagimit ndaj fenomeneve negative që ndodhin rreth nesh”, ka shkruar Krasniqi./Insajderi.com