‘Krasniqi e pyeti a e di çfarë niveli të deputetëve ke futur në Kuvend, Thaçi i tha veç a din ‘Yes or No’ se mirë është’

‘Krasniqi e pyeti a e di çfarë niveli të deputetëve ke futur në Kuvend, Thaçi i tha veç a din ‘Yes or No’ se mirë është’

Nënkryetari i Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka thënë se Presidenti i vendit Hashim Thaçi, sa ishte kryeministër nuk kishte vendosur shumë kritere për deputetët të cilët donin të ishin pjesë e Parlamentit të Kosovës.

Sherifi në Zona e Debatit, potencoi dhe një përgjigje që Presidenti Thaçi i kishte dhënë Jakup Krasniqit kur ishte pyetur nëse është në dijeni se kë po e angazhon me postin e deputetit në Kuvend, njofton Klan Kosova.

”Kur e kishte pyetur Jakup Krasniqi: A e di se çka ke futur në Kuvend, Thaçi përgjigjej:

”A din të bëjë ‘Yes or No’, mirë është”.