Krasniqi e humb të artën, lufton për të bronztën

Krasniqi e humb të artën, lufton për të bronztën

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, është mposhtur nga rusja Kuziutinia në çerekfinale të World Judo Masters, i cili është duke u zhvilluar në Shën Petersburg të Rusisë.

Kosovarja e ka humbur mundësinë për medalje të artë në këtë garë, por ka shpresa ta rrëmbejë të bronztën përmes repechange, transmeton Express.

Ajo u mposht nga rusja Natalia Kuziutina në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Në repechange, Krasniqi do të ndeshet me japonezen Natsumi Tsunoda.