Krasniqi: Dialogu nuk mund të lihet në duart e Thaçit dhe Vuçiqit

Krasniqi: Dialogu nuk mund të lihet në duart e Thaçit dhe Vuçiqit

Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi duke folur për dialogu në nivel presidentësh, thotë se këtë nuk mund t’ia besojë Thaçit e Vuçiqit.

Sipas tij, bisedimet duhet të lihen në duar të sigurta. Prandaj Krasniqi thekson se është i nevojshëm konsensusi nacional.

“A mund t’ju besohet më atyre që në vend të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi, krijuan situata kërcënimi e konflikti? Unë nuk mund t’ju besoj. Bisedimet duhet të lihen në duar të sigurta. Prandaj është i nevojshëm konsensusi nacional”, ka thënë Krasniqi.

“Gjithashtu, Po e madhe anëtarësimit në BE e NATO, por kjo nuk mund t’i besohet as mashtrimit të radhës se, bisedimet mes Thaçit e Vuçiqit në Bruksel do të na sjellin ‘Anëtarësimin në BE e NATO’! Nuk duhet ecur rrugës përfundimi i secilës dihet paraprakisht. Gjashtë vitet e bisedimeve në Bruksel, ishin gjashtë vitet e dështimeve në bisedimet politike, ishin vite të dështimeve edhe në politikat e brendshme qeverisëse në te dy vendet”, ka thënë Krasniqi.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s ka deklaruar se “këta president nuk mund t’i normalizojnë marrëdhëniet Kosovë – Serbi”.

Jakup Krasniqi dhe Hashim Thaçi kanë qenë bashkëpunëtor për shumë vite. Ata ishin udhëheqës të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe po ashtu ishin nga anëtarët e parë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). /Insajderi.com