KQZ vendos për rinumërimin e 692 kutive të votimit

01.11.2017 16:36
KQZ vendos për rinumërimin e 692 kutive të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për rinumërimin e 692 kutive të votimit që kanë të bëjnë me zgjedhjet për Kuvende Komunale.

Arsyeja e rinumërimit sipas KQZ-së, është se në një pjese të madhe të rasteve kandidati apo kandidatët kane më shume vota se subjekti dhe një pjese e rasteve tjera kur subjekti ka vota ndërsa kandidatët jo.

Zgjedhjet lokale u mbajtën më 22 tetor, derisa shumica e komunave të Kosovës do të përballen me balotazh që do të mbahet më 19 nëntor.

Aktualisht, partitë janë në biseda me njëra tjetrën se kush me kënd të arrijë marrëveshje koalicioni në raundin e dytë zgjedhor.