KQZ tregon se kur do të numërohen votat me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të dielën në orën 10:00 fillon numërimin e votave me kusht në të gjitha komunat ku kanë mbetur pa u numëruar. Lajmin e ka konfirmuar kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Por komunës së Rahovecit dhe Dragashit që pjesërisht do të rinumërohen votat e balotazhit, nesër gjithashtu fillon numërimi i votave me kusht në të gjitha komunat që ishin në balotazh, në komunat e mbetura.

“Nesër në orën 10:00 do të fillojë rinumërimi i votave në Komunën e Dragashit disa kuti dhe në Komunën e Rahovecit në disa vendvotime. Pas kësaj, fillon numërimi i votave me kusht në të gjitha komunat që kanë mbetur pa u numëruar”, ka thënë Daka për Express.

Në më pak se gjysmë ore, Gjykata Supreme ka vendosur në favor që Prishtina dhe Prizreni të mos shkojnë në rinumërim të votave, ashtu siç ka kërkuar PZAP-ja.