KQZ tregon numrin e votuesve deri në ora 15:00

KQZ tregon numrin e votuesve deri në ora 15:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka treguar numrin e qytetarëve që kanë dal të votojnë deri në ora 15:00 në komunën e Istogut.

“Rivotim për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës në Istog – deri në ora 15:00 kanë votuar 14.160 votues apo 28,81 % e votuesve me të drejtë vote”, thuhet sipas zyrtarëve të KQZ-së.

Në komunën e Istogut janë në garë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës.