KQZ tregon kur do të shpallen rezultatet përfundimtare në Istog

KQZ tregon kur do të shpallen rezultatet përfundimtare në Istog

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, tha në një konferencë për media se sipas rezultateve preliminare që kanë ardhur nga të gjitha vendvotimet, pra nga 63 vendvotime të komunës së Istogut, kandidati Gani Dreshaj nga AAK ka fituar 10.241 vota apo 50.1 për qind, ndërsa kandidati i LDK-së, Haki Rugova, ka fituar 10.189 vota apo 49.9 për qind.

“Këto janë rezultatet preliminare dhe ndërkohë, pasi të pranohet materiali i ndjeshëm nga komuna e Istogut, do të numërohen edhe votat me kusht, votat me postë, dhe votat e personave me nevoja të veçanta. Pastaj do të publikohet rezultati përfundimtar”, tha kryetarja Daka.

 

Kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut, Gani Dreshaj arriti të fitojë 50.1 për qind të votave ndaj kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haki Rugova, i cili fitoi 49.9 për qind të votave.