KQZ s’e din kur do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe atyre me postë

21.11.2017 11:11
KQZ s’e din kur do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe atyre me postë

Pas përfundimit të numërimit të votave të rregullta, pritet të nis numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe përmes postës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi nuk ka dhënë një datë të saktë se kur pritet të nis numërimi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me qëllim të transparencës do të njoftojë me kohë mediat dhe vëzhguesit për ditën dhe orën kur të fillojë numërimi i votave me kusht , votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës – në mënyrë që të mund ta përcjellin nga afër këtë proces”, ka thënë Elezi për lajmi.net.

Balotazhi i 19 nëntorit solli një rezultat të ngushtë në disa komuna të Kosovës.

Garë të tillë në mes dy kandidatëve ka në Prishtinë, Prizren, Rahovec, Istog dhe Dragash.