KQZ konfirmon koalicionin mes PDK-së AAK-së dhe NISMA-s

KQZ konfirmon koalicionin mes PDK-së AAK-së dhe NISMA-s

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar arritjen e koalicionit mes partisë së Kadri Veselit, Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e zyrës për regjistrim në KQZ, Miradije Mavriqi e cila pas përfundimit të afatit ka thënë se në këto zgjedhje janë gjithsejtë 5 koalicione.

“Në koalicion janë 14 parti politikë. Pra PDK-ja ka koalicion me 13 parti të tjera”, ka thënë Mavriqi.