KQZ: Janë certifikuar 29 mijë vëzhgues për zgjedhjet e së dielës

KQZ: Janë certifikuar 29 mijë vëzhgues për zgjedhjet e së dielës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ditën e zgjedhjeve me 11 qershor, mbarëvajtja e zgjedhjeve do të monitorohet nga 29 mijë e 264 vëzhgues të certifikuar.

Sipas njoftimit nga KQZ-ja, 160 vëzhgues do të jenë  nga 8 Ambasada dhe 301 vëzhgues nga 7 Organizata Ndërkombëtare.

“8 mijë e 830 vëzhgues nga OJQ – Vendore, 3 mijë e 657 vëzhgues nga Partitë Politikë pjesëmarrëse në këto zgjedhje, 15 mijë e 784 vëzhgues nga Koalicionet pjesëmarrëse në këto zgjedhje, 27 vëzhgues nga Institucione Ndërkombëtare (Trupa të Menaxhimit të Zgjedhjeve nga vende të ndryshme të botës), 1 vëzhgues nga 1 Institucion Vendor, 468 vëzhgues të akredituar që përfaqësojnë Media Vendore, dhe 36 vëzhgues të akredituar që përfaqësojnë Media Ndërkombëtare”, njofton KQZ. /Insajderi.com