KQZ hap qendrën mediale për zgjedhjet e 22 tetorit

KQZ hap qendrën mediale për zgjedhjet e 22 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hapi zyrtarisht Qendrën Mediale, e cila do të jetë një hapësirë e veçantë për mediat, nga ku mund të përcjellin paraqitjet e KQZ-së në ditën e zgjedhjeve dhe pas saj.

Kryetarja Valdete Daka tha se për roli i media është i pazëvendësueshëm, veçanërisht në ditën e zgjedhjeve.

Daka iu drejtua të gjithë qytetarëve me të drejtë vote, duke thënë se “të dielën është dita e fjalës tuaj, prandaj, shfrytëzojeni duke votuar për komunën tuaj”.

Me këtë rast foli edhe anëtari i KQZ-së, Betim Gjoshi i cili theksoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve garanton të gjithë qytetarët se janë ndërmarrë të gjitha masat për një proces fer, demokratik dhe që të shprehin lirshëm vullnetin e tyre.

Ndryshe, më 22 tetor KQZ do të ketë i konferenca të rregullta duke filluar nga ora 8:00, pastaj në ora 11:00, 15:30 dhe në ora 20:00.