KQZ është gati për zgjedhjet e së dielës

KQZ është gati për zgjedhjet e së dielës

Të dielën qytetarë të 19 komunave të Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit për të vendosur për udhëheqësit e tyre komunal.

Në KQZ thonë se gjithçka është gati për këtë proces.

Mirëpo, në krejt këto ditë fushate nuk është parë ndonjë kampanjë e zellshme informuese se si të votojnë qytetarët, ani pse zgjedhjet e 22 tetorit u karakterizuan me një numër të madh të fletëvotimeve të pavlefshme.

Megjithatë, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi thotë se gjithçka është gati për zgjedhjet e 19 nëntorit, të dielën.

Elezi madje thotë se në 19 komunat ku edhe kandidatët për kryetar komunash do të garojnë për të dytën herë, do të monitorojnë një numër të madh komisionarësh dhe vëzhguesish, të cilët do të përcjellin mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.